Monedha

LEK, EUR, USD

Afati

maksimumi 12 muaj

Shuma minimale

Nuk kerkohet shume minimale per hapjen e depozites


Depozita e Kursimeve për FEMIJET - ofron dhuratën e duhur për femijet tuaj, nipërit dhe të afërmit:

Për të miturit (personat nën moshen 18 vjec) Fibank Albania ofron norma konkuruese interesi. Ju prindër mund të rrisni në mënyrë periodike depozitën e fëmijeve tuaj dhe ne do t'ju paguajmë një interes më të mirë në krahasim me depozitën standarde.

  • Ju mund ta hapni në LEK, EUR, USD;
  • Nuk kërkohet vlerë minimale për hapjen e llogarisë;
  • Nuk aplikohet tarifë për hapjen dhe mirëmbajtjen e llogarisë.


Akoma më shumë:

  • Përfituesi i depozitës duhet të jetë nën moshën 18 vjeç;
  • Si rrjedhojë çdo person përvec mbajtësit të llogarisë mund të depozitoje shuma në llogari;


Tërheqjet në formë kesh nga llogaria e depozitës mund të bëhen vetëm:

  • Kur llogari - mbajtësi është i mitur – nga kujdestarët e tij/saj ligjore me vendim gjyqi;
  • Nëse “Titullari i Depozitës” është 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç, e gjinisë femërore, dhe paraqet në Bankë një çertifikatë martese;
  • Nëse “Titullari i Depozitës” nuk vjen pranë Bankës në datën e parë të maturimit në momentin kur ai/ajo arrijnë moshën, shuma e principalit të depozitës dhe e interesit të kapitalizuar deri në atë moment, do të rinovohet automatikisht në një depozitë standard me të njëjtat afate maturimi, duke u bazuar në termat dhe kushtet aktuale të bankës në kohën e rinovimit.


Shënim

Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".


Depozita surpriza “Cufo" fiton një interes shtesë në krahasim me një depozitë të zakonshme të të njejtit afat.

Krahasuar me një depozitë standarte me të njejtin afat, normat e interesit janë:

  • Ju mund të depozitoni shuma shtesë pa kufizime në shuma dhe kohë. Shumat shtesë mund të fitojnë të njëjtën përqindje interesi si depozita.
  • Depozita rinovohet automatikisht në datën e maturimit.
  • Ju mund të urdhëroni një transferim periodik nga llogaria e pagesës tuaj në llogarinë e depozitës së fëmijës suaj.


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.

Sipas ligjit shqiptar, depozita për të mitur mund të hapet nga prindërit (ose përfaqësuesi ligjor) duke paraqitur në bankë:

  • Kartën e identitetit të fëmijës ose pashaportë
  • Çertifikatë familjare ose ID (ose vendim gjyqësor për autorizimin e dhëne si kujdestar ligjor)
  • Pashaportën ose Certifikatën e fëmijës
  • Firmosja e kontratës për hapjen e depozitës me Fibank
  • Autorizimin për shkëmbime në rastet e urdhërimit të një shkëmbimi
  • Kartelën e fëmijës.

Ju mund të adresoni çdo lloj pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege. Do të jetë kënaqesia jonë që t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.